Video

17/09/2013 18:06:37

Tabula Militaris Itineraria, ekspozita hartografike e kohės sė romakėve

Massafra: ''Shikimi i hartave topografike tė na ēojė nė njohjen historike tė sė kaluarės dhe tė bėjė qė sot ta vlerėsojmė lirinė fetare, pavarėsisht prej etnisė, prej gjuhės, prej fesė, duke e shikuar tjetrin...si bashkėqytetar''






SHKODER - Njė ekspozitė e hartografisė sė vjetėr (foto) ėshtė organizuar dje nė Shkodėr pranė Katedrales, nė kryeqendrėn e veriut. Ekspozita hartografike me titull "Tabula Militaris Itineraria" deri nė hartat e Europės.

Ekspozita hartografike u organizua nėn kujdesin e arqipeshkvit tė metropolit Shkodėr-Pult Angelo Masafra dhe shoqata Europa e Re. Koleksioni hartografik ėshtė njė dėshmi e gjallė e epokės romake qė pėr herė tė parė ekspozohet nė Shkodėr.

Hartat e epokės, janė shtypur nė Jesi (Itali) dhe brenda tyre pėrshkruheshin me linja tė detajuara, ndarjet territoriale tė atėhershme, qė pėrfshinin dhe territoret e pushtuara nga romakėt.

Ekspozita unike organizohej me rastin e 1700 vjetorit te Ediktit te Kostandinit dhe do tė qendrojė e hapur nė Shkodėr deri me datė 28 Shtator.

Shpresojmė qė "shikimi i hartave topografike tė na ēojė nė njohjen historike tė sė kaluarės dhe tė bėjė qė sot ta vlerėsojmė lirinė fetare, pavarėsisht prej etnisė, prej gjuhės, prej fesė, duke e shikuar tjetrin siē thotė Papa Franēesku, si bashkėqytetar dhe sė bashku tė ndėrtojmė, me gjestet e vogla tė jetės sė pėrditshme njė Shqipėri dhe njė Kosovė mė tė mirė", tha Massafra nė mesazhin pėr tė pranishmit, ndėr tė cilėt Kryebashkiaku Lorenc Luka dhe konsulli italian nė Shkodėr Dr. Maurizio Polselli. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2013